Rama mbledh sot kandidatët e 11 majit. Festa e fitores së socialistëve te Pallati i Brigadave

HomeActual

Rama mbledh sot kandidatët e 11 majit. Festa e fitores së socialistëve te Pallati i Brigadave

Nuk mund të rikthehej ndryshe/ Luizi nuk mbahet: Ledion ti je i preferuari im, jo ata. Ja çfarë më tha gjinekologu për vajzën
Aksident në Bulgarec/ Ndërron jetë në spital drejtuesi i makinës
Plagosi me mjet prerës (thikë), fqinjin e tij, gjatë një konflikti të çastit, kapet në flagrancë dhe arrestohet 49-vjeçari.

Kryetari i PS dhe njëherazi kryeministri Edi Rama ka ftuar sot në 18:00 në ambientet e Pallatit të Brigadave, në një takim festiv, kandidatët e 11 majit.

Mësohet se pjesë e festës së socialistëve do të jenë jo vetëm deputetët e zgjedhur, por edhe ata që kandiduan por nuk fituan.

Takimi vjen pasi KQZ certifikoi rezultatet e zgjedhjeve në 12 qarqet e vendit dhe vulosi fitoren e Edi Ramës i cili do të jenë në pushtet në mandatin e katërt.
Ky është takimi i dytë festiv i PS dhe Ramës, pas shpalljes së fitores në 14 maj nga sheshi “Skënderbej”. Rama iu drejtua me një fjalim mbështetësve teksa numërimi po shkonte drejt fundit dhe fitorja e socialistëve dukej e vulosur.

Sot pritet që gjithashtu kryeministri Edi Rama të mbajë një fjalë përshëndetëse ku do të vlerësojë kontributin e çdo kandidati, por gjithashtu do të theksojë nevojën për përmbushjen e zotimeve dhe rritjen e performancës në shërbim të qytetarëve.

PS siguroi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 83 mandate dhe 856 318 vota. Demokratët do të kenë në Parlamentin e ri 50 deputetë, ndërsa në 11 maj morën 529 435 vota. PSD do të ketë të njëjtin numër deputetësh si në 2021, tre mandate.
Vende në Parlamentin e ardhshëm do të ketë edhe për partitë e reja. Mundësia e Agron Shehajt siguroi 2 deputetë, ndërsa Nisma-Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit do të kenë nga 1 mandat.
(BalkanWeb)