Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar në Prokurori disa materiale procedurale, duke filluar procedime penale për disa shtetas të përfshirë në ngjarje të ndryshme në qytetin e Korçës dhe më gjerë.
Dëmtim prone:
U procedua penalisht shtetasi R. K., 64 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka dëmtuar me send të fortë (gur) xhamat e fasadës së një banke të nivelit të dytë.
Lojëra fati të paligjshme:
Në vijim të hetimeve për rastet e lojërave të fatit:
• U kap dhe u procedua penalisht Gj. T., 39 vjeç, banues në Korçë, i shpallur më herët në kërkim si bashkëpunëtor i shtetasit të arrestuar E. J.
• Po ashtu, u kap dhe u procedua penalisht E. D., 38 vjeç, banues në Korçë, i shpallur në kërkim më datë 30.10.2025 për të njëjtën vepër.
Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë kanë referuar materialet në Prokurori edhe për shtetasit:
• A. L., 21 vjeçe, banuese në Pogradec
• A. B., 41 vjeç, banues në Shkodër
• S. J., 52 vjeç, banues në Maliq
Të tre këta shtetas do të përballen me akuzën për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme ligjore.
