Posedonte 4 armë të ftohta (thika) në lokalin e tij, në të cilin e ushtronte aktivitetin pa licencë, vihet në pranga 52-vjeçari.

HomeActual

Posedonte 4 armë të ftohta (thika) në lokalin e tij, në të cilin e ushtronte aktivitetin pa licencë, vihet në pranga 52-vjeçari.

Zbardhet vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok! Ja çfarë parashikohet
Maliq/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, proçedohet një 42-vjeçar
Pogradec/Sekuestrohet një sasi lënde narkotike, ja arrestimet

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në lokalin e tij, iu gjetën 4 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 52-vjeçari e ushtronte aktivitetin në këtë subjekt, pa licencën përkatëse.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe sende të forta, një 59-vjeçare dhe një 32-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.