Pogradec/Komshinjtë zihen fizikisht me njëri-tjetrin

HomeActual

Pogradec/Komshinjtë zihen fizikisht me njëri-tjetrin

Pogradec/60-vjeçari i bllokon hyrjen e shtepisë një shtetasi me pretendimin se ishte e tij
13-Vjeçari nga Devolli i dëmton makinën 37-Vjeçarit
Editorial: Besnik Bedollari/Deputetët që i duhen Parlamentit..

DVP Korçë

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin U. Z., 61 vjeç, banues në Pogradec, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa leje. Gjithashtu 61-vjeçari, është përfshirë në një konflikt dyshohet për motive pronësie, me tre komshinjtë e tij, gjatë të cilit i ka kanosur dhe goditur fizikisht, ku edhe shtetasit N. H., F. H., dhe Sh. H., kanë dëmtuar lokalin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.