Përse fshati Zboq ishte zemra e krahinës së Gorës dhe kush ishin burrat e kësaj zone që sakrifikuan jetën për liri?!

HomeActual

Përse fshati Zboq ishte zemra e krahinës së Gorës dhe kush ishin burrat e kësaj zone që sakrifikuan jetën për liri?!

Driving schools in boycott, warn of escalation of the protest
“Atëdheut tim të vogël” Beras, është libri me poezi dhe elegji  i të riut Stilian Belishta. 
Maliq/62-Vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet të fortë (dru) në kokë..

Nga: Stilian Belishta

Të flasësh për Gorën është përtej së vërtetës, një pasurim i individit me kulturë, fisnikëri, mirësjellje, histori, trimëri dhe mbi të gjitha mikëpritje. 

Gora, krahinë kjo me një ekzistencë shumë të vjetër mban mbi supe sot me shekuj histori të depozituar në rrënojat e mureve të shkatërruar dhe të braktisur nga banorët për një jetë më të mirë. Të vjen keq e të coptohet zemra kur shikon shtëpi të braktisura, mure dhe rrënoja të gjunjëzuara nga harresa, kur shikon hapsira pa fund të lëna në vetmi, kur shikon që pemët thahen pak nga pak nga pakujdesia për to. 


Kur shikon zogjtë fillikat nëpër degë plepash e ahishtesh që këndojnë – por jo si dikur, plot gëzim e hare. Tanimë cicërimat e tyre s`janë këngë por ankesë, ankesë e përhumbur kjo nga pluhuri i harresës dhe brezit të ri që sa vjen dhe më shumë e helmon shpirtin e tij, për vendlindjet e tyre, për tokën që iu rriti babë e nënë, për tokën që të parët tanë derdhën gjak e djersë për ta mbrojtur e për ta parë të lirë. 

Në fakt, shkrimi im sot nuk lidhet vetëm me Gorën kulturdashëse por më gjerë se kaq – me zonën e Zboqërisë, e cila sot do të përshkruhet me një histori më të detajuar, shumë të lashtë, që pasqyron dhe saktëson ekzistencën e familjeve në këtë fshat, qysh prej viteve 1400/1500, shekulli XV, XVI. 

-Ndaj si fillim po ju përshkruajmë pozicionin gjeografik dhe histografik të fshatit Zboq.

Fshati Zboq shtrihet përgjatë pjesës së sipërme të krahinës së Gorës, në një distancë gjeografike 7 km nga qyteti i Maliqit dhe 20 km nga qyteti i Korçës. Në pjesën veriore kufizohet nga fshati Mëmël (për të cilin do të flasim më gjerësisht në një shkrim të dytë); në perëndim kufizohet nga fshati i Babien i njohur dhe identifikur me personazhin Kajo Babieni, luftëtar trim që luftoi me xhonturqit dhe bashkë me çetën e tij kontrobuoi në çlirimin e krahinës Gorë-Mokër; në lindje kufizohet me fshatin Beras, Këmbëthekër dhe në pjesën jugore me lumin Devoll që shtrihet mes përmes krahinës së Gorës dhe përshkruan këtë krahinë plot bukuri dhe nostalgji. 

Ka të dhëna nga Regjistri Kadastral Osman se që në vitin 1520 në Zboq kanë jetur mbi 75 familje me rreth 400 banorë, ku më shumë se 50% e tyre i përkisnin besimit orthodhoks. Në vitin 1912 në Zboq sipas regjistrit kadastral të kohës numëroheshin rreth 36 familje me rreth 250 frymë. Dhe për të arritur në vitin 1991 ku Zboqi numëronte rreth 110 familje me 560 banorë. Më pas filloj braktisja dhe zhvendosja e shumë familjeve, nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme duke e lënë fshatin në harresë totale. 

Sot në Zboq jetojnë disa familje tē cilat merren me blegtori, bujqësi dhe bletari, por ajo që mbetet për t’u theksur qëndron në faktin se Zboqi në vetvete mbetet një qendër për Gorën dhe trimat e saj ndër breza. Ishin fshatarsia gorare që organizuan qëndresë ndaj turqve të rinj dhe formuan në vitin 1906 Nënkomitetin e Fshehtë të Gorës ku morën pjesë; Feim Zboqi, Kajo Babieni, Xhelo Selca, Ismail Strelca, Tosun Derdusha, Fetah Goça, etj.. 

Fehim Zboqi do të shpreheshe në kujtimet e tij se: qëllimi i krijimit të këtij Nënkomiteti ishte shtimi i çetave dhe mësimi i gjuhës shqipe. 

Për të vazhduar pastaj më 28 Korrik 1912 ku u bë një bashkim cetash Gorë-Mokër me 800 luftëtarë që çliruan krahinën dhe më gjerë. Gjatë kesaj kohe Feim Zboqi u njoh me Themistëkli Gërmenjin , ky i fundit citonte në mbledhje se Feimi ishte një burrë trim dhe i shkolluar, ndryshe nga Kajo Baieni dhe Malkē Zvarishti. Feim Zboqi mbante titullin “Bej”, me prejardhje nga zyrtarët e administratës turke,  spahillare dhe i përkiste besimit bektashi. Por Zboqi vazhdoi të zhvillonte historinë e tij më tej.  Në vitin 1942 u krijua në fshat Njësiti me komandant Fuat Vila. Më ’43  u krijua keshilli Nacional-Clirimtar me kryetar Sulejman Pëllumbi, sekretar Fuat Vila, etj.  

Zboqi u përfshi në disa luftra me partizanë si ; Izet Vila, Ramis Vila, Kadri Vila, Arif Vila, Bajram Pëllumbi, Dilaver Kellezi, Rrushane  Ganellari, e shume te tjere. Ne 1956 u krijua kooperative bujqesore, me kryetar Ramis Vila dhe brigadier Osman pellumbi, Mete Vila, te cilet drejtuan per disa vite ne fshat dhe gezojne respektin e banoreve.  

Kaq për sot në ditët në vijim do të pasqyrojmë një histori më të detajuar për Zboqin, Mëmëlin dhe Babienin. Do te flasim për kishen ku sulltani i asaj kohe e shnderroi ne burg për fshatarsine e pabindur e pastaj me vone nê nje teqe ku te faleshin bektashinjte.