Në draftin e ri të Kodit Penal shqiptar është përfshirë për herë të parë një nen që sanksionon qartë dhe prerë përdorimin e paligjshëm të imazhit të një personi. Konkretisht, neni 842 parashikon masa ndëshkuese që shkojnë nga gjoba deri në 3 vite burg, për ata që krijojnë profile të rreme në internet apo publikojnë njoftime me imazhe të të tjerëve, pa pëlqimin e tyre.
Ky veprim do të cilësohet si vepër penale nëse shkakton ngacmim, përndjekje apo poshtërim të viktimës.
🔹 Ndjekja penale në këto raste nuk nis automatikisht, por vetëm me kallëzim nga personi i dëmtuar ose përfaqësuesi ligjor i tij. Procedura mund të ndërpritet nëse pala e dëmtuar heq dorë nga ndjekja.
Ky ndryshim ligjor vjen si një nevojë për të përballuar sfidat që sjell epoka dixhitale dhe për të ofruar një mbrojtje më të fortë të privatësisë në hapësirën online, ku rastet e abuzimit me identitetin dhe imazhin janë në rritje.
📌 Qarku.al do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet që lidhen me të drejtat dixhitale dhe mbrojtjen e qytetarëve në internet.