PD: Bashkia e Tiranës të bëjë transparencë mbi sigurinë e transportit publik

HomePolitics

PD: Bashkia e Tiranës të bëjë transparencë mbi sigurinë e transportit publik

Në emër të partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian Ju dëshirojmë mbarësi dhe suksese në detyrën Tuaj të re
Vasil Sterjovski/Kur propozova uljen e taksave të makinave si në vëndet fqinje për zgjidhjen e këtij problemi ..
Kur mund t’u ndalojë policia, ndryshimet në ligj caktojnë rregullat e reja për kontrollet

Grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës do të kërkojnë transparencë nga bashkia, mbi sigurinë e transportit publik në kryeqytet dhe gjendjen aktuale të mjeteve të transportit. Kështu u shpreh dje në një deklaratë për mediet, këshilltarja e PD-së në bashkinë Tiranë, Enriketa Papa. Sipas saj, “autobuzët e unazës, ‘Green line’ vijojnë të shkaktojnë aksidente, duke u kthyer në shqetësim dhe rrezik për qytetarët”. “Asnjë masë nuk është marrë për t’u siguruar, që kjo linjë t’i kalojë kontrolleve dhe auditeve të pavarura. Gjithçka është lënë në përgjegjësinë individuale të shoferëve dhe gjendjes se tyre shëndetësore. Kompania vijon të operojë e pashqetësuar me autobuzët e saj problematikë”, u shpreh ajo. Papa theksoi se do i kërkojnë bashkisë të rishikojë kontratat me operatorët e transportit publik, duke i paraqitur Këshillit Bashkiak, raportet e bashkisë me kompanitë përkatëse.

/gazeta_sot