Pas aksidentit të djeshëm në pogradec ka humbur jetën pasagjeri i automjetit Citroen, arrestohet shoferi

HomeActual

Pas aksidentit të djeshëm në pogradec ka humbur jetën pasagjeri i automjetit Citroen, arrestohet shoferi

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Balla: Kush nuk vjen në 13 shkurt, i bie të jetë kundër Diasporës…
Detaje/Sekuestrohen 51 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri pistoletë, 6 celularë dhe 5 automjete.
“I repeated Roza’s words”/ Klodian Duro explains the irony in BBV and addresses his ex-wife: I have pain…

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore:

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se u arrestua në flagrancë shtetasi D. H., 46 vjeç, banues në Pogradec. Ky shtetas, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, pranë fshatit Memëlisht, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç, banues në Korçë. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri i automjetit tip “Citroen”, shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në Çetë, Devoll, si dhe janë dëmtuar drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi Y. M., dhe shtetasi A. Z., 55 vjeç, banues në Korçë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.