Ditën e sotme reshjet pritet të bëhen prezente në orët e para të ditës fillimisht në pjesën veriperëndimore të territorit
Nga orët e mesditës reshjet pritet të prekin pjesën më të madhe të territorit, në veri e pjesërisht në qendër reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e hera herës breshër.
Përsa u përket ditëve të tjera me shtimin e vranësirave nga orët e mesditës në relievet malore të territorit priten reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Era parashikohet të jetë kryesisht nga veriperëndim – juglindje në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 8-9 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 12-14 m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.
/gazeta-shqip