“Paketa e Maleve” – Maliqi në hartën e zhvillimit ekonomik
Bashkia Maliq është përfshirë në programin kombëtar “Paketa e Maleve”, ku janë miratuar 11 zona prioritare për zhvillim, duke hapur rrugë për investime të reja dhe nxitjen e ekonomisë në zonat malore.
Ky program synon të kthejë zonat me potencial natyror dhe turistik në qendra zhvillimi, duke krijuar mundësi konkrete për sipërmarrësit dhe banorët vendas.
“Paketa e Maleve” shihet si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe valorizimit të burimeve natyrore në territorin e Maliqit.
