Një jetë në shërbim të dijes – 42 vite përkushtim dhe dashuri për arsimin

HomeActual

Një jetë në shërbim të dijes – 42 vite përkushtim dhe dashuri për arsimin

Pasi dhunoi bashkëshorten 71- Vjeçarit i’u gjetën arsenal armësh
“𝐒’𝐭𝐚 𝐝𝐚𝐥 𝐝𝐨𝐭 𝐚𝐬 𝐦𝐞 𝐟𝐚𝐛𝐫𝐢𝐤ë 𝐝𝐚𝐡𝐨𝐧𝐢”, 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐚 𝐬’𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐥 𝐢𝐫𝐨𝐧𝐢𝐧ë 𝐧𝐠𝐚 𝐃𝐮𝐫𝐫ë𝐬𝐢: 𝐑𝐚𝐦𝐞, 𝐤𝐮 𝐞 𝐤𝐞 𝐆𝐣𝐮𝐬𝐡 𝐀𝐤𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐧?
Esmerald Xhafa/Sot të gjitha rrjete sociale buçasin nga urimet me festën e 8 Marsit !

Një jetë në shërbim të dijes – 42 vite përkushtim dhe dashuri për arsimin

Me shumë respekt dhe mirënjohje për Profesor Bujarin, mësuesin e kimisë dhe biologjisë, i cili për plot 42 vite i shërbeu arsimit me përkushtim të jashtëzakonshëm, profesionalizëm dhe zemër të madhe.

Që nga tetori i vitit 1992 në gjimnazin e Maliqit e deri më 1 prill 2025, ai ka qenë jo vetëm një mësues, por një udhërrëfyes, frymëzim dhe model për breza të tërë nxënësish. Në çdo orë mësimi ai përcillte dije, por mbi të gjitha edukonte me vlera, korrektësi, disiplinë, respekt dhe dashuri për shkencën.

Profesori Bujar mbetet një nga figurat më të dashura të shkollës, një emër që përmendet me respekt nga kolegët dhe me mirënjohje nga nxënësit e tij. Përkushtimi i tij i palëkundur, qetësia në komunikim dhe pasioni për lëndët që jepte, e bënë atë një mësues të veçantë dhe të paharruar.

E ndërsa ai është tashë në rrugëtimin e pensionit, mbetet një shembull i gjallë i misionit fisnik të mësuesit. Kontributi i tij në edukimin e brezave do të jetojë gjatë në kujtesën e komunitetit.

Si një ish nxënës i tij – Faleminderit Profesor Bujar për 42 vite dritë dijeje!

Ju urojmë shëndet, qetësi dhe gëzime në këtë fazë të re të jetës.

Respekt i përjetshëm për mësuesin që la gjurmë!