Nertil Jole – Modeli i që foli me punë, jo me zhurmë..

HomeUncategorized

Nertil Jole – Modeli i që foli me punë, jo me zhurmë..

Djali i ri që sfidon vështirësitë: menaxhon me sukses flotën e kamionëve dhe vinçave të tonazhit të rendë! 
Korçë – Arrestohet 44-vjeçari për dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë
Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse

Në një realitet politik dhe shoqëror ku shpesh fjala i paraprin veprës dhe zhurma mbulon përmbajtjen, Nertil Jole përfaqëson një model të rrallë: zyrtarin që foli më shumë me punën dhe sjelljen e tij. Një model i munguar, por i domosdoshëm, për institucionet dhe jetën publike shqiptare.

Për Korçën, ai nuk ishte thjesht një funksionar. Ishte një përfaqësues i denjë i një qyteti që nuk mat vlerat me tituj, por me sjellje, dinjitet dhe korrektësi. Sepse Korça nuk është thjesht një vendbanim – Korça është një titull, dhe ky titull mbahet vetëm nga ata që dinë ta respektojnë.

Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si prefekt, Nertil Jole dëshmoi se autoriteti nuk imponohet, por fitohet. Me qetësi, maturi dhe integritet intelektual, ai ndërtoi një raport korrekt me institucionet, qytetarët dhe komunitetin, duke treguar se shërbimi publik është mbi të gjitha përgjegjësi morale dhe jo privilegj personal.

Ai mishëroi një formë qytetarie që flet pak dhe bën shumë. Një sjellje që nuk kërkoi duartrokitje, por la gjurmë. Një qëndrim që nuk u ushqye nga protagonizmi, por nga ndjenja e masës dhe respekti për institucionin dhe qytetin që përfaqësonte.

Artist në shpirt dhe në sjellje, Nertil Jole solli në administratë atë që shpesh mungon: humanizmin, etikën dhe sensin e shërbimit. Ai e kuptoi Korçën jo si sfond ceremonial, por si një organizëm të gjallë qytetar, ku çdo vendim kërkon kujdes, çdo fjalë peshë dhe çdo veprim përgjegjësi.

Korça do ta mbajë mend gjithmonë për djalin që është – të thjeshtë, korrekt dhe të përkushtuar. Sepse ky qytet nuk harron ata që e respektojnë, ashtu siç nuk i pranon ata që e shohin thjesht si një stacion të përkohshëm.

Në një kohë kur shoqëria shqiptare ka nevojë për modele reale, jo të fabrikuara, Nertil Jole mbetet një shembull se si mund të bëhet politika dhe shërbimi publik: me kulturë, me dinjitet dhe me punë.

Një emër që nuk ka nevojë për zhurmë, sepse flet vetë përmes gjurmës që ka lënë.

✍️Endri Axhi