Në Tushemisht, teknologjia moderne është ngritur mbi shëtitore, por dritat janë ende të fikura. Pesëdhjetë e tetë shtylla inteligjente me kamera, sensorë e Wi-Fi publik, të cilat kanë kushtuar mbi 17 milionë lekë, qëndrojnë sot si dekor në vend të një sistemi sigurie funksional. Projekti, pjesë e bashkëpunimit mes AADF, FSHZH dhe Bashkisë Pogradec, synonte dixhitalizimin e hapësirave publike, por në terren asnjë kamerë nuk regjistron dhe asnjë sallë kontrolli nuk ekziston. Me një dendësi të pazakontë, një shtyllë çdo 20 metra, investimi i shtrenjtë ndriçon vetëm në dokumente, ndërsa në realitet, Tushemishti mbetet në errësirë dhe nën hijen e dyshimit se sa funksionale janë “sytë elektronikë” të këtij projekti?