Mbrojtja e fëmijëve/ BE nis hetim ndaj TikTok

HomeTechnology

Mbrojtja e fëmijëve/ BE nis hetim ndaj TikTok

Një ekip inxhinierësh thonë se kanë zhvilluar një “super DVD” me kapacitet të dhënash prej 200 TB
Apple tërhiqet nga prodhimi i makinave elektrike
Pacienti i parë në botë me çip në tru fiton ‘superfuqi’

Bashkimi Europian ka nisur hetim zyrtar ndaj TikTok për të përcaktuar nëse kompania po bën mjaftueshëm për të mbrojtur të miturit në platformën e saj, si dhe për shqyrtimin e shkeljeve të tjera të dyshuara.

“Hapja e procedurave do të thotë që Komisioni Europian do të hetojë funksionalitetet, sistemet dhe politikat e TikTok në lidhje me disa shkelje të dyshuara”, tha një zëdhënës i BE-së.

Komisioni do të vlerësojë nëse TikTok është në përputhje me kërkesat për platformat e mëdha të mediave sociale për të zbutur rrezikun që përdoruesit të bëhen të varur nga përmbajtja e tyre dhe për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e të miturve.

“Mënyra e verifikimit të moshës në TikTok që synon parandalimin e fëmijëve nga aksesi e përmbajtje të papërshtatshme, mund të mos jetë efektive”, shtoi Komisioni Europian.

Hetimi do të shqyrtojë gjithashtu nëse TikTok ka qenë transparent në lidhje me reklamat në platformën e tij dhe u ka dhënë studiuesve akses të mjaftueshëm në të dhënat e tij./tvklan.al