Marjana Bacellari emërohet Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Korçë–Pustec
Marjana Bacellari është emëruar Drejtoresha e re e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Korçë–Pustec. Ajo sjell një përvojë të gjatë në menaxhimin e projekteve, zhvillimin e komunitetit dhe politikat arsimore.
E diplomuar në Financë dhe Kontabilitet, Bacellari ka punuar për më shumë se një dekadë në organizatën World Vision Albania, ku ka drejtuar programe arsimore dhe projekte për zhvillimin e komunitetit. Gjithashtu, ajo ka shërbyer si koordinatore projektesh në iniciativa për mirëqenien e fëmijëve dhe si specialiste për koordinimin e projekteve të Bashkimit Europian pranë Bashkisë Korçë.
Me këtë përvojë, Bacellari pritet të kontribuojë në forcimin e institucioneve arsimore dhe në përmirësimin e cilësisë së arsimit në zonën Korçë–Pustec.
