Turi i 1/8 të finales në Ligën e Kampioneve nuk po dhuron asnjë surprizë deri tani, pasi garën po e dominojnë skuadrat e mëdha e pretendente, që nuk i kanë lënë asgjë deri tani rastësisë. Mançester Siti, kampion në fuqi i Ligës së Kampioneve, zbriti mbrëmë në fushën e tij për të bërë formalitetin ndaj Kopenhagenit, skuadër të cilën e kishte mundur dy javë më parë në kryeqytetin danez me rezultatin 3-1. Edhe mbrëmë anglezët e nisën aty ku e lanë nga dueli i parë, pra në sulm dhe me gola të shpejtë. Edhe pse danezët u përpoqën të mos eliminoheshin pa lënë gjurmë, pra për të provuar fatin e tyre ndaj një kundërshtari shumë të fortë, ata s’arritën t’i bënin ballë kualitetit të skuadrës së trajnerit Pep Guardiola. Akanji fillimisht në minutën e 5-të dhe Alvarez në minutën e 9-të shënuan dy gola të shpejtë për Sitin, i cili i dha drejtim fitores dhe kualifikimit pa u bërë 10 minuta nga nisja e lojës. Danezët do të reflektonin në mesin e pjesës së parë dhe pas disa përpjekjesh ngushtuan rezultatin në minutën e 29-të me anë të Eljonusit. Por vetëm kaq zgjati ëndrra e tyre për ndonjë surprizë, pasi në fundin e pjesës së parë ngjitet në “skenë” të performojë Erling Haland që shënon golin e tretë në sekondat e fundit të pjesës së parë.
Pra ky fraksion mbyllet 3-1. Në pjesën e dytë rezultati nuk ndryshoi dhe Siti u kënaq me shifrat e pjesës së parë. Pra mbyllet 3-1 në favor të skuadrës së Guardiolës. Ndeshja tjetër e luajtur mbrëmë në Champions League ishte ajo mes Realit të Madridit dhe Leipzigut. Ndeshjen e parë të luajtur në Gjermani e fituan spanjollët 1-0. Ky rezultat i kishte dhënë prioritet Realit, por nuk ishte rezultat bindës mjaftueshëm, ndaj madrilenët luajtën me kujdes. Pjesa e parë mes tyre ishte thuajse e barabartë në çdo parametër sportiv, me përjashtim të përqindjes së mbajtjes së topit që u dominua nga vendasit. Edhe pse pati përpjekje nga të dy kampet për të shënuar, në këtë fraksion loje nuk pati ndryshim rezultati, pra u mbyll 0-0. Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan. Të parët shënuan “Los Blancos” në minutën e 65-të me anë të Vinicius Junior. Por gjermanët do të reflektonin shpejt në minutën e 68-të me Orban, duke barazuar shifrat 1-1. Deri në fund u luajt për kualifikimin, por Reali ia doli ta mbajë epërsinë dhe me fitoren 1-0 të ndeshjes së parë ia doli të kualifikohet.

/gazeta_sot