HomeActual

Krenar Myrteza/Përse ura e Bushtricës është ende në këmbë

Veliaj/Deklarata nga Qelia – Natën e parë në qeli, i marrë forcërisht larg familjes dhe me idenë që sot
Dhuna në familje përfundon me dy arrestime në Maliq
Indentifikohet autori i dyshuar i kultivimit të 128 bimëve narkotike, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.

Nga Krenar Myrteza

Përse ura e Bushtricës është ende në këmbë, ndërsa shumë ura dhe rrugë të ndërtuara këto 30 vitet e fundit mezi mbijetojnë? Si është e mundur që dikur ndërtoheshin vepra që zgjasnin dekada, ndërsa sot mezi mbajnë 5 vite?

Një urë ndërtohet për të qëndruar minimumi 50 vite. Kështu thotë logjika, kështu thonë standardet. Por tek ne duket se standardi është tjetër: ndërto sot, riparo nesër, shemb pasnesër.

Dhe pyetja tjetër: Ku janë deputetët e Qarkut Korçë? Jo vetëm opozita, por edhe ju që jeni në pushtet. Sepse votat i keni marrë nga qytetarët e këtij qarku. Detyra juaj është të përfaqësoni interesat e tyre. Po ku jeni? Nuk ju kemi parë në asnjë reagim serioz.

Apo mjafton rritja e rrogës dhe gjithçka tjetër nuk ka më rëndësi?

Ndërkohë del prefektura dhe “zgjidhja” është: kaloni nga Maqedonia, nga Dibra për në Tiranë… ose bjerini nga Turqia po të doni. Kjo është zgjidhja për qytetarët e juglindjes?

Nuk di çfarë të them. Por kur infrastruktura bie, kur përfaqësimi mungon dhe kur zgjidhjet duken tallëse, atëherë diçka nuk shkon seriozisht.

Sepse një vend nuk bëhet qesharak brenda natës. Bëhet kur askush nuk mban përgjegjësi.