Korçë – Dy të plagosur me thikë pas një konflikti në lokal

HomeUncategorized

Korçë – Dy të plagosur me thikë pas një konflikti në lokal

Maliq/Dhunon bashkëshorten, procedohet penalisht 49-vjeçari
Tentativë vetëvrasjeje pas kërcënimeve për pasuri – një grua në kërkim
Maliq/Kanoset për shkak të detyrës një punonjëse e Bashkisë Maliq.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë. Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, në ambientet e një lokali, një konflikt për motive të dobëta ka degjeneruar në përdorimin e mjetit prerës (thikë).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke shoqëruar në Komisariat tre shtetas të tjerë të përfshirë në ngjarje, të dyshuar si autorë: I. Sh., D. P. dhe G. D.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.