Korçë – Arrestohet 44-vjeçari për dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë

HomeUncategorized

Korçë – Arrestohet 44-vjeçari për dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë

Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Maliq
“Korçë – Arrestime për shkelje në qarkullim, aksidente me pasoja në bagëti, dëmtime prone dhe zjarr në ndërtesë; i riu gjendet i vetëvarur në Polenë”
Arrestime dhe procedime penale në qarkun e Korçës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. K., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima është pajisur menjëherë me urdhër mbrojtjeje.

Gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit, 44-vjeçari ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, duke e rënduar më tej pozitën e tij ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.