Komisariati i Policisë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit..

HomeActual

Komisariati i Policisë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit..

Humbi vulën e PD, Basha akuzon Berishën se bashkëpunon me Ramën: Koalicion antivlerash! Jam i vetmi kundërshtar serioz i kryeministrit
Nallbani i fundit i Pojanit/ 67-vjeçari vijon të ushtrojë ende profesionin e rrallë
E trishtë/Një nënë ka dëmtuar fëmijën e saj 2-Vjeçar

DVP Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ku humbi jetën shtetasi M. K., informojmë se në përfundim të veprimeve hetimore, Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin V. P., 29 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit F. T., 27 vjeç, banues në Devoll dhe P. Ç., 63 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, arrestoi shtetasin T. T., 46 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin “Korçë-Pogradec”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur më një automjet tjetër. Nga përplasja është dëmtuar 46-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

K. Sh., 44 vjeç, banues në Pogradec, pasi duke drejtuar një mjet kamion, ka dëmtuar aksidentalisht një transformator të energjisë elektrike;

H. C., 38 vjeç, banues në Gostin, Librazhd, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike, nëpërmjet telefonit, ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën është në process divorci.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin danez M. J., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi ka kanosur me mjet prerës, një 59-vjeçar, dhe ka gjuajtur me sende të forta në drejtim të banesës së tij, për motive të dobëta.

Komiariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen Sh. M., 68 vjeçe, banuese në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi ka kanosur me flalë, një 61 vjeçar, për motive të dobëta.

Më datë 11.12.2024, në lagjen nr. 14 Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. L., 62 vjeç, ku si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se zjarri është shkaktuar për shkak të mosfunksionimit të sobës me dru.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.