Kapet në Qafë Thanë i kërkuari ndërkombëtar – i dënuar me 20 vite burg për trafik droge

HomeSpecial

Kapet në Qafë Thanë i kërkuari ndërkombëtar – i dënuar me 20 vite burg për trafik droge

Maliq/Humb jetën 45-vjeçari nga zëmblaku, duke pastruar armën i është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën
Si po ndryshon tregu i automjeteve, trefishohen importet nga Koreja e Jugut në janar-korrik
Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë (pronarë servisesh), pasi e ushtronin veprimtarinë në këto subjekte, në kundështim me ligjin.  

PKK Qafë Thanë

Kapet në hyrje për në Shqipëri një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë ndaluan dhe arrestuan në hyrje të territorit shqiptar shtetasin:

Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë, Maqedonia e Veriut.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.

34-vjeçari është i dënuar me 20 vjet burg, për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, të parashikuara nga neni 19 i Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern/Zvicër, vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.