Kapedanët e Gorës..

HomeActual

Kapedanët e Gorës..

5 shtator 1945, dokumenti tronditës/Kur dekorohej Aleksandër Rankoviç, vrasësi më madh i shqiptarëve në Kosovë
Drenovë/Në rrugë është gjetur i pajetë një shtetas
Maliq/Humb jetën 45-vjeçari nga zëmblaku, duke pastruar armën i ëshë shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën

Mbresa dhe ndjesi nga filmi dokumentar kushtuar luftëtarëve të kësaj krahine

Petrit BRAÇE

Gora, krahinë e prefekturës së Korçës ka rreth 70 fshatra dhe shtrihet në fushën e Maliqit, në zonën malore në perëndim të këtij qyteti në të dy anët e lumit Devoll. Njihet si një zonë me veprimtari të dendur patriotike në të gjitha periudhat historike, veçanërisht të periudhës së Rilindjes dhe Luftës së Parë Botërore. Në mars 1906, nën drejtimin e Temistokli Gërmenjit, me krerët e çetave dhe patriotë të tjerë u formua Nënkomiteti i Fshehtë Krahinor  “Për lirinë e Shqipërisë me 15 anëtarë.  Këto çeta patriotike u hodhën në luftë për mbrojtjen e Korçës dhe trojeve shqiptare nga shovinistët greko-sërbë.

Pikërisht për këtë periudhë bën fjalë edhe filmi dokumentar i realizuar nga autorët Koçi Tahiri, regjizor Kristaq Janushi, historiani  Petrit Zeneli, aktori Agim Xheka dhe montazhireri Gjergji Pano

Filmi dokumentar “Kapedanët e Gorës,, në të gjithë komponentët e realizimit të tij, që nga kamera profesioniste, teksti konçiz dhe i rrjedhshëm, veshur me zërin melodioz të folësit Agim Xheka, me në sfond natyrën e atyre viseve malore dhe këngës për Kapedan Kajo Babjenjin, plotëson më së mirë tërë kuadrin historik të atyre viteve të zjarrta dhe sjell mesazhe për të tashmen.

Mbështetur në një material të pasur dokumentar nga autorë të njohur gorarë, si Bajram Tresova, Besim Shyti, Agron Agolli, por, veçanarisht te libri i Koçi Tahirit, autorët i kanë shfrytëzuar me nikoqirllëk dhe kanë ditur të vjelin esencën e gjithë këtij materiali të plotë e të saktë, duke na dhënë një vepër arti me zë dhe figurë në 60 minuta film, punë që është sa e komplikuar dhe e vështirë, po aq e bukur, e këndëshme dhe emocionuese.                                             Minut pas minute ato e rrëmbejnë shikuesin duke e futur gradualisht në shtjellën e atyre ngjarjeve të para një shekulli, duke shpalosur njëra pas tjetrës figurat e shquara të kësaj krahine, kapedanë trima, komandantë çetash, patriotë e atdhetarë që, ndonëse nga vënde e fshatra të ndryshëm, i bashkon një emërues i përbashkët, dashuria për Atdheun, për popullin, për krahinën e tyre që duan t’i shohin të lirë e të pavarur.                                                                                                     Këta djem trima të çartur, disa fillimisht kaçakë kundër pushtuesit shumëshekullor, si Shahin Matraku, Kajo Babjenji, I. Dërdusha etj. më vonë u bënë kapedanë çetash patriotike falë orientimit të drejtë që morën nga kryekapedani Themestokli Gërmenji me të cilin u lidhën me besa-besë. E, teksa shfaqet në ekran atdhetari i madh që jatakun e ngriti në Gorë dhe ajo e mikpriti si mikun më të mirë, në shtëpinë e Cane Lozhanit, i cili e strehoi dhe e mbrojti nga çdo rrezik, të vinë në mëndje vargjet e këngës së herëshme: “Moj shtëpi e gurtë,/ mbuluar me plloça, /Lum e lum për ty/ se çfarë miku mban,/ Trimi syshqiponjë/ ardhur që nga Korça,/ Midis kapedanëve, kryekapedan…

Kështu shikuesi njihet më hollësisht me një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të Gorës që ia rrit nderin dhe lavdinë asaj; njihet me formimin e Nënkomitetit të Fshehtë Krahinor “Për lirinë e Shqipërisë,, në Strelcë, më 28 mars 1906, me kryetar Xhelo Selca, njihet me  anëtarët e tjerë: K. Babjenji, M. Zvarishti, I. Dërdusha, F. Zbogji, C. Lozhani, P. Kolaneci, K. Plovishti, T. Senishti, P. Krushova, A. Dolaneci, F. Goça, T. Dërdusha, I. Selimollari, H. Pirgu,  burrat më në zë të Gorës që së bashku dhanë besën se, sa herë ta lipte nevoja, ditën apo natën, do të ishin gati.

Disa nga anëtarët e N/Komitetit Krahinor-1906

TH.Gërmenji

E ndërsa shfaqen me radhë firmëtarët, në sekuenca të shkurtra në sekuenca të shkurtëra, por me domethënie të madhe flasin figura të njohura si Prof. Dr. Laurant Bicaj, historiani Petrit Zeneli, kryetari i Bashkisë, Gëzim Topçiu, Mësues i Merituar Fari Muçollari, ish oficeri madhor Zyhdi Kroj, Dr. Sinan Agolli etj. Të cilët nxjerrin  në pah virtytet më të mira si besa, bujaria, humanizmi, trimëria që i karakterizonte luftëtarët e çetave.

Janë mbresëlënese episodet kur kapedani kthen në shpi fshatarin që për shpenzimet e dasmës ka nxjerrë kaun e vetëm për shitje, duke i dhenë  të holla për dasmën që do bënte; Kur i bien në gjunjë e i kërkojnë falje patriotit Gj. Qiriazit për gabimin e dikurshëm; Kur i marrin në mbrojtje shkollën e vashave në Korçë dhe e garantojnë për paprekshmërinë e saj; Kur kapedan I. Dërdusha përmes plumbave tërheq shokun e plagosur, por bien të dy si heronj etj.

Në vazhdim filmi nxjerr në pah misionin historik të këtij Nënkomiteti që drejton e koordinon veprimet e çetave, duke i dhënë goditjet të vazhdueshme të “sëmurit të Bosforit,, dhe arrin çlirimin e plotë të krahinës, Pogradecit e Korçës që në korrik-gusht 1912. E mandej aksione, luftra e perleshje për mbrojtjen e shpëtimin e Korçës, në luftën e Voskopojës, në Gurin e Kamjes, në Qafën e Qarrit, në Nikolicë…etj. për mbrojtjen e trojeve tona nga grekët e sërbët.

Në të gjitha këto luftra autorët nënvizojnë trimërinë, guximin, patriotizmin dhe heroizmin e këtyre kapedanëve dhe gorarëve në mbrojtje të atdheut e popullit. Gjithë kjo histori, mbushur me kapedanë, me atdhetarë dhe heroizëm, transmeton te shikuesi emocione të forta, kënaqësi dhe krenari, sepse si pasardhës të denjë të këtyre patriotëve, na bëjnë krenarë për të parët tanë që kanë lënë gjurmë dhe emër të mirë në histori. Ndaj dhe janë përjetësuar tashmë ne këngë e poezi nga poetët e njohur gorarë si Koçi Petriti, Agron Agolli, Nexhip Bashllari etj.

Ja disa vargje: Burra të nderuar në krye të vëndit,/ Të sertë e të fortë porsi gur’i strallit./ U ka peshë fjala në bash të kuvëndit,/ Besa-besë lidhur supeve të malit./ Nga krahu martinën nuk e hoqën kurrë,/ Në çark të dyfekut gishti se ç’u ngriu,/ Ja Cane Lozhani dit’e natë në udhë,/ Nga malet e Gorës te Themistokliu/…

Theksojmë se autorët e këtij filmi, me kompetencë dhe profesionalizëm kanë nxjerrë në pah dhe vendosur në lartësinë e merituar vlerat patriotike, atdhetare të Gorës si djep i lëvizjes për liri dhe pavarsi. Filmi jo vetëm pasuron fondin e artë historik të krahinës, por merr vlera të mëdha për edukimin atdhetar partiotik të brezave që bën të njohin historinë, të njohin të parët tanë, veprën e tyre dhe të ndihen krenarë në vetvete si pasardhës të denjë.

Në përfundim të filmit shikuesi merr edhe një kënaqësi tjetër pasi sheh se gjithë kjo luftë, përpjekje e sakrificash për liri e pavarësi, gjithë këto vlera të larta atdhetaro-patriotike janë njohur e vlerësuar nga instancat më të larta të shtetit. Presidenti i Republikës i ka akorduar dekoratën e lartë: “Urdhëri i Kalorësit të Skënderbeut,, dhe për nder e në kujtim të kesaj ngjarje, në qëndër të Gorës, në bashkëpunim me Bashkinë e Maliqit, financuar nga aktivisti i palodhur, Koçi Tahiri, është ngritur obelisku me 15 emrat e firmëtarëve, inaguruar po nga Presidenti i Republikës.

Obelisku në Qëndër-Gorë

Kapedan Kajo Babjeni.