Ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e tij, në fshatin Çiflig, i cili rezultoi i paregjistruar në organet përkatëse

HomeActual

Ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e tij, në fshatin Çiflig, i cili rezultoi i paregjistruar në organet përkatëse

Pësojnë rënie monedhat e huaja/ Këmbimi valutor 2 korrik 2024
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Zgjedhjet/ Më 12 mars afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ, Rama mbledh kabinetin dhe Kryesinë e grupit

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra dhe informalitetit, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. S., 50 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas u shpall në kërkim më datë 15.02.2024, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e tij, në fshatin Çiflig, i cili rezultoi i paregjistruar në organet përkatëse, u gjetën 6 automjete (me pjesë të çmontuara), pa dokumentacionin përkatës, të pashoqëruar me faturat blerëse.