Hapet në korrik, Tuneli i Llogorasë pa pagesë gjatë verës

HomeActual

Hapet në korrik, Tuneli i Llogorasë pa pagesë gjatë verës

Nga pedagogu Leons Hasani “Budallenjtë me diplomë”
Pogradec/Një 37-vjeçar u kap duke trasportuar 10 m sterë lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme
Stilian Belishta/Zboqëria – Troje të lashta me histori të gjallë

Në tunelin e Llogorasë kanë përfunduar afro 88% e punimeve.

Tuneli i Llogorasë, më i gjati në Ballkan, pritet që të hapet në fillim të muajit korrik, dhe përgjatë 3 muajve të verës që do jetë i hapur për mjetet do të aksesohet pa pagesë. Pagesa për tunelin do të vijojë pas 2025, kur tuneli do të dorëzohet plotësisht.

Punimet në tunel vijojnë dhe aktualisht po vendoset pjesa e ndriçimit dhe ventilatorëve. Pranë tunelit do të ketë edhe një stacion monitorimi të tunelit, ku pjesë do të ketë edhe një zjarrfikëse.

Në total ky projekt kushton 20.4 miliardë lekë. Ky investim konsiderohet si ndër më të rëndësishmet infrastrukturore për jugun e vendit, që pritet të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta. Tuneli pritet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit të jugut të Shqipërisë.

M.Q./ReportTv.al