GJKKO pezullon për 1 vit gjykimin ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha”

HomeCronic

GJKKO pezullon për 1 vit gjykimin ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha”

“Gërdeci”, Mediu again in SPAK: I waited over 16 years to be questioned by the Prosecutor’s Office
EMRI/ I dënuar me 13 vite burg si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet me qëllim ekstradimi 42-vjeçari polak
Fire in a two-story building in Memaliaj, 3 apartments are completely burned

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pezulluar për 1 vit gjykimin ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha”.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se gjykimi për këtë dosje është pezulluar mbi bazën e Nenit 352 për shkak se nuk provohet marrja dijeni e Arben Ahmetajt dhe nuk mund të bëhet në mungesë pasi avokatët e tij nuk kanë tagër në këtë proces.

Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për këtë çështje për shpërdorim detyre dhe për dëm ekonomik 7 miliardë Lekë ndaj familjes Myderizi e cila ishte pronare e 50% të aksioneve në ndërmarrjen “Buka sha”.

Në praktikën e privatizimit të ndërmarrjes në të cilën edhe shteti ishte aksioner, rezulton se është gjetur shkelje mbi një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila detyronte shtetin të pranonte si çmim shitje atë të vlerës së tregut dhe jo vlerën e vitit 1994.

Arben Ahmetaj është i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dosjen tjetër për të cilën akuzohet, atë të inceneratorëve./klan.tv