Fuga/C’u bënë të huajt që ishin në Durrës?

HomeActual

Fuga/C’u bënë të huajt që ishin në Durrës?

Jole në kompaninë “Natural Herbal”. Bimët medicinale të Maliqit për eksport jashtë Shqipërisë…
Devoll/Një 50-Vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.   
Devoll/22-vjeçari dënohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithmonë kam pasur pyetjen se ç’u bën ata helenët që ishin në Epidamnusin e kohës, si një komunitet mbizotërues në pushtet, pasi qytetet – shtete helene perënduan njëri pas tjetrit. Ikën?
Cfarë u bën kolonët dhe ushtarët e oficerët romakë pasi perandoria romake ra. Ikën nga Durrachium-i?
Cfarë u bënë ata hebrenj që kishin ardhur nga Selaniku për të cilët ka gjurmë në historiografinë evropiane. Ikën?

E të tjerë.

Në punën përgatitore të romanit tim filozofik “MURGU”, nxjerrë nga Botimet Papirus nisa të shfrytëzoj edhe fondet e Shkollës së arkeologjisë franceze të Romës dhe të Athinës.

Interesohesha për Durrësin e shekujve 12, 13, 14.

Më tërhoqi një zbulim shumë i rëndësishëm që arkeologët francezë kishin bërë.

Kishin gërmuar dhe gjetur pa fund stela varresh, grash, burrash, fëmijësh, me emra dhe mbiemra helenë, dhe romakë, dhe mbi të gjitha edhe varre njerëzish me emra dhe mbiemra të përzjerë helenë dhe romakë.

Ilirët, pra në fakt arbërit ishin po ishin atje sepse ishin në vendin e tyre.

U trullosa nga këto zbulime, kur shihja emrat mbi gur.

Pa dyshim, pra veç të huajve që me siguri largoheshin kur shteti i tyre venitej, dhe iliro-arbërit në shekuj pasi i mbanin në kurriz, mbijetonin kur të huajt tangarlliksa në kohë lulëzimi iknin me brrekë nëpër këmbë kur civilizimi i tyre jepte frymë, kishte edhe edhe shumë të huaj që në shekuj ndejtën aty, u bënë vendas, madje u përzjenë me vendasit iliro – arbër.

Përzjerje popullsie e padiskutueshme, përzjerje fjalësh, kulturash, kromozomesh, spermash, familjesh, traditash. Kjo përbën një pasuri shekullore, me siguri.

Dhe mbi të gjitha, ajo që përbën mrekulli, është se të gjitha këto popullsi të huaja që vinin me ushtri, armë, kulturë të lartë, pushtet, pasuri, nuk arrinin t’i zhduknin dhe të asimilonin kulturën dhe gjuhën iliro-arbëre.

Janë të huajt që humbisnin gjuhën, jo iliro-arbërit që gjithsesi në të shumtën e kohës ishin shtresa demografike të nënshtruara.

Sa mirë e ka shpjeguar në shekullin tonë sociologjia e kulturës dhe e gjuhës. Zbulimi është gati universal. Ka raste kur janë shtresat përgjithësisht të pasura dhe me pushtet që detyrohen të asimilohen nga kultura e shtresave popullore dhe jo e kundërta. Sikurse ndodh edhe e kundërta.

Rrapi, roku, xhazi, rokenrolli, etj. , janë prova e kësaj.

Nuk janë hebrenjtë që asimilohen nga romakët, janë hebrenjtë e kthyer në të krishterë që pushtuan shpirtin romak ndërsa ushtritë romake pushtonin territore të lindjes.

Në solucionin e qendrueshëm iliro-arbër u asmiluan, u tretën kultura popujsh helenë, romakë, vikingë, hebrenj, turko-osmanë, etj.

Prova?

Historia që tregon se ata kanë qendruar atje, por sot shqipja triumfoi dhe mbijetoi!

Mos e harrojmë këtë fakt që me siguri është i pranishëm shumë më gjerë se Durrësi.

Por, unë Durrësin e vjetër k,isha interes të dija, sepse MURGU i ka ngjarjet në këtë qendër urbane.