Ersekë/ Kundërshtuan Policinë gjatë ndërhyrjes, arrestohen dy shtetas

HomeActual

Ersekë/ Kundërshtuan Policinë gjatë ndërhyrjes, arrestohen dy shtetas

Aksident në Bulgarec/ Ndërron jetë në spital drejtuesi i makinës
Besnik Bedollari/Zereci i muzakajve, gjurmë historie
Maliq/Djali ushtron dhunë ndaj babait të tij

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit E. Sh., 29 vjeç dhe E. N., 35 vjeç, banues në Ersekë.

Arrestimi i tyre u krye për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Sipas Policisë, dy shtetasit janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin në lagjen nr. 1, Ersekë. Më pas, 35-vjeçari është përfshirë në konflikt edhe me shtetasen N. Sh., 41 vjeçe, banuese në Ersekë.

Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë për neutralizimin e situatës, dy të arrestuarit kanë kundërshtuar punonjësit e policisë për shkak të detyrës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.