Eridjon Rustemi kryeson sondazhin online të qarku.al për zgjedhjet e 11 majit, ja rezultatet…

HomeActual

Eridjon Rustemi kryeson sondazhin online të qarku.al për zgjedhjet e 11 majit, ja rezultatet…

ERGET CENOLLI/MALIQ, TRE ADOLESHENTË QË NA BEFASOJNË ME TEKNIKËN NEOLITIKE
Pogradec/61-vjeçari ka mashtruar një shtetas për kontratë pune në shtetin gjerman
Një rast bamirësie për tu marrë shembull! 

qarku.al publikoi më 19 mars një sondazh të zhvilluar në platformën Facebook, me pyetjen: “Nëse zgjedhjet parlamentare mbahen nesër, kë nga kandidatët e Maliqit do të votoni?”. Sondazhi zgjati 4 ditë dhe mblodhi 1317 vota, dhe mbi 200 komente duke shënuar një nga matjet e para jozyrtare të opinionit publik për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sondazhi u realizua vetëm në rrjetin social Facebook, përmes funksionit “poll”, dhe përfshiu kandidatë kryesor të përfolur për garën parlamentare në zonën e Maliqit..

Rezultatet në vota janë:

1- Eridjon Rustemi – 534 ( 40% )

2- Andonaq Risto – 371 ( 28% )

3- Arjan Jaupllari – 207 ( 15% )

4- Edmond Spaho – 135 ( 10% )

5- Nuk Votoj – 70  (5%)

Në javët në vijim pritet intensifikimi i fushatës elektorale dhe mbetet për t’u parë nëse këto preferenca do të mbeten të qëndrueshme apo do të ndryshojnë deri më 11 maj, ditën e votimit. qarku.al ka paralajmëruar se do të vijojë me publikime të tjera informative dhe ndjekje të afërt të zhvillimeve zgjedhore në qytet.