Erbim Fagu bëhet trajner i Tiranës

HomeSport

Erbim Fagu bëhet trajner i Tiranës

Tirana barazon me Egnatian, Partizani nxjerr inatin e kupës ndaj Erzenit në Superiore
“Behind the scenes” of La Liga, the Almeria player bursts into serious accusations after the defeat with Real
Lionel Messi i dëmtuar, mungon në ndeshjet e Argjentinës

Tirana ndryshon trajner sërish këtë sezon, duke emëruar në krye të ekipit Erbim Fagun, i cili zëvendëson Julian Ahmatajn.

Pas humbjes 2 – 1 në derbin me Partizanin drejtuesit vendosën të kthenin një ish-futbollist të bardhebluve, por që në sezonin 2021-2022 ishte pjesë e stafit të Orges Shehit që u shpall kampion.

Fagu ka përvojë edhe me skuadrat e moshave në Shqipëri dhe Holandë. Erbim Fagu është trajneri i tretë në këtë sezon te Tirana që e nisi me Orges Shehin, i cili u shkarkua në fillim të tetorit, duke u zëvendësuar nga Julian Ahmataj, por skuadra edhe më pas nuk pati vijueshmëri rezultatesh.

Bardheblutë janë në vendin e katërt në kampionat dhe kanë mbërritur në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Tv Klan