E trishtë në Maliq : Një 12 vjeçar ndërron jetë në spitalin e Tiranës pasi u dërgua me urgjencë nga spitali i Korçës.

HomeActual

E trishtë në Maliq : Një 12 vjeçar ndërron jetë në spitalin e Tiranës pasi u dërgua me urgjencë nga spitali i Korçës.

Formacioni zyrtar/ Shqipëria për të reaguar ndaj Suedisë, titullarët në “Friends Arena”.
Korçë/Ishte larguar me një 13-vjeçare gjendet dhe arrestohet 15-Vjeçari
Maliq/Konfliktohen fizikisht me njëra-tjetrën, policia sqaron rethanat

Mësohet se i mituri është nga fshati Pocestë ndërsa ishte nxënës nw klaswn e 7-të të shkollës në fshatin Vashtëmi.
Sa i përket rrethanave, burime nga policia bëjnë me dije se i mituri është dërguar në urgjencën e Korcës me tension të lartë ndërsa pas kontrollit është nisur menjëherë drejt Tiranws për mjekim të specializuar. Fatkeqësisht ai nuk ka mundur të jetojë.
Ka qenë shkolla e fshatit Vashtëmi që ka njoftuar edhe ngjarjen e rëndë ndërsa nga burimet mësohet se i mituri është shtruar dy herë në spital për shkak të problemeve shëndetësore që mund të lidhen me zemrën dhe diabetin.
Për shkak të moshës së re dhe rrethanave të vdekjes së papritur, policia ka nisur mëngjesin e sotëm hetimet lidhur me rastin për të zbuluar shkaqet e vdekjes së të miturit.
Kanë qenë familjarët ata që kanë deklaruar para uniformave blu që djali i tyre ka pasuar tension të lartë dhe që ka patur herë pas here probleme shëndetësore.
Pritet në vijim të kryhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Sipas të dhënave nga spitali rajonal i Korçës 12 vjeçari ka shkuar në spital rreth 10 ditë më parë me simptoma gripi dhe pasi është mbajtur nën kujdesin e mjekëve gjendja e tij është përmirësuar dhe ka dalë nga spitali në datën 31 dhjetor. Më pas ai është shoqëruar përsëri nga familjarët në spital pasi kishte të vjella dhe nga analizat ka rezultuar se kishte gliceminë e rritur ndaj dje në mëngjes është dërguar drejt Tiranës ndërsa mbrëmjen e kaluar ka pësuar arrest kardiak.