E papritur/ Gledis Nano fiton gjyqin kundër Shtetit, do paguhet për 60 muaj të mandatit 5-vjeçar

HomeActual

E papritur/ Gledis Nano fiton gjyqin kundër Shtetit, do paguhet për 60 muaj të mandatit 5-vjeçar

Dhunohet rëndë një i ri në qytetin e korçës
E rëndë në Kolonjë, 33-vjeçari gjendet i mbytur në rezervuar, dyshimet e para (EMRI)
Klajdi Lulollari/Familja Pojani, vatër e lëvizjes kombëtare

Ish-drejtori i policisë, Gledis Nano ka fituar gjyqin kundër shtetit.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja administrative Afërdita Caco, e cila urdhëroi Ministrinë e Brendshme, Këshillin e Ministrave dhe Policinë e Shtetit, të paguajnë pagën për 60 muaj me radhë, njësoj sikur Gledis Nano të kishte mbyllur mandatin 5-vjeçar të drejtimit të Policisë së Shtetit.

Tashmë Shteti Shqiptar, në borderonë ekonomike paguan dy Drejtorë të Përgjithshëm Policie, Muhamet Rrumbullakun që është në detyrë dhe Gledis Nanon që u shkarkua.

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u shkarkua në 31 gusht 2022 me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat, me propozim të ish Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.