Djali i ri që sfidon vështirësitë: menaxhon me sukses flotën e kamionëve dhe vinçave të tonazhit të rendë! 

HomeUncategorized

Djali i ri që sfidon vështirësitë: menaxhon me sukses flotën e kamionëve dhe vinçave të tonazhit të rendë! 

Korçë – Policia njofton arrestime dhe procedime penale në disa zona të qarkut
Maliq/ Dhurohen 300 pako ushqimore me rastin e festës së Kurban Bajramit për familje në nevojë..
Nga 1 janari i vitit të 2026 paga minimale do të shkojë në 500 euro, ndërsa deri në fund të mandatit do rritet në 700 euro.

Në një kohë kur shumë të rinj largohen nga vendi në kërkim të një jete më të mirë jashtë, Ramadan Dajko zgjedh të qëndrojë dhe të investojë në Shqipëri.

Ai jeton në fshatin Vloçisht, Maliq dhe është një i ri i apasionuar pas mjeteve motorike – makinave, kamionëve dhe vinçave të tonazhit të rëndë.

Me përkushtim, guxim dhe shumë punë, Ramadan Dajko ka arritur të menaxhojë një flotë prej dhjetëra kamionësh, kamionçinash dhe vinçash të mëdhenj. Edhe pse i ri në moshë, ai është bërë një shembull i qartë se suksesi arrihet me punë, jo me ikje.

Ky është një i ri që i duhet jo vetëm qarkut të Korçës, por gjithë Shqipërisë — një djalë që punon me pasion, përgjegjësi dhe ndershmëri, duke treguar se forca e vërtetë qëndron në duart e atyre që besojnë te vendi i tyre.

🛠️ Një djalë me vullnet, guxim dhe zemër flori – Ramadan Dajko!