Diego Gjini – një i ri model nga Maliqi, shembull i talentit dhe përkushtimit.

HomeUncategorized

Diego Gjini – një i ri model nga Maliqi, shembull i talentit dhe përkushtimit.

Drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Maliq: Misri, kulturë strategjike për zonën – tokat torfike ofrojnë prodhim më cilësor
Formalizimi i Bujqësisë: Jo Aksion Kundër Fermerëve, Por Një Hap për Sigurinë Ushqimore dhe Zhvillimin e Sektorit
Në zonën e Zboqërisë, Njësia Administrative Libonik, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Maliq kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugëve si pasojë e rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga reshjet.

Diego Gjini, i riu nga Maliqi, po spikat çdo ditë e më shumë për talentin e tij në aktrim dhe energjinë pozitive që përcjell. Student në Universitetin “Fan S. Noli”, ai u dallua në shfaqjen e djeshme, e cila u prit me shumë entuziazëm nga studentët dhe komuniteti.

Në skenë, Diego shkëlqeu me natyrshmërinë dhe interpretimin e tij, duke treguar se talenti i vërtetë nuk njeh kufij dhe se pasioni për artin e çon njeriun përpara.

Ai është gjithashtu pjesë aktive e Këshillit Rinor Vendor Maliq, ku angazhohet vazhdimisht në aktivitete dhe nisma që mbështesin të rinjtë dhe komunitetin.

Diego Gjini mbetet një shembull frymëzues i një të riu të talentuar, të përkushtuar dhe me potencial të madh për të ardhmen.