Alban Myftarago – Një i ri që inspiron dhe një model për brezin e ri

HomeActual

Alban Myftarago – Një i ri që inspiron dhe një model për brezin e ri

Reagim i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë
E trishtë/ 49-vjeçari nga Maliqi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij.
Kontrolle në të gjitha shkollat e juglindjes për çantat e nxënësve, zbulohen produkte të papërshtatshme për fëmijët.

Në mesin e shumë të rinjve që janë kthyer pranë komunitetit për të kontribuar me dijen dhe përvojën e tyre, spikat figura e Alban Myftaragos – një i ri mevizion ku prej disa vitesh është një shtyllë e rëndësishme në administratën lokale të Bashkisë Maliq, si dhe një model për brezin e ri.

Si Koordinator për Integrimin në Bashkimin Europian, Alban Myftarago është angazhuar me përkushtim në ndjekjen dhe realizimin e projekteve europiane që i kanë dhënë Maliqit një hov të ri zhvillimi. 

Aktivitetet që ai ka koordinuar kanë sjellë mundësi konkrete për komunitetin lokal, në arsim, kulturë, infrastrukturë dhe mjedis. Përveç kësaj, ai është i angazhuar ngushtësisht edhe me përfaqësimin e Bashkisë në raportet me partnerët kombëtarë e ndërkombëtarë, duke treguar një nivel profesionalizmi të lartë dhe një vizion europian të zhvillimit vendor.

Alban Myftarago është gjithashtu pedagog i jashtëm pranë Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë, ku përçon te studentët përvojën e tij ndërkombëtare, formimin akademik dhe përkushtimin qytetar. 

Kjo e bën atë jo vetëm një administrator të zoti, por edhe një mesimdhenes të mirëfilltë, që frymëzon dhe udhëzon të rinjtë drejt dijes dhe përgjegjësisë sociale.

Ai ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin “Sapienza” të Romës, në degën e Historisë së Europës, si dhe masterin shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare në të njëjtin universitet. 

Ka marrë pjesë në një sërë konferencash ndërkombëtare me fokus në politikën, sigurinë, integrimin dhe historinë, duke qenë gjithmonë i angazhuar në debatet më aktuale akademike dhe shoqërore.

Përgatitja e gjerë, përkushtimi ndaj punës dhe përulësia në komunikim e bëjnë Alban Myftaragon një të ri që duhet marrë shembull

Ai dëshmon se edhe në institucione lokale mund të punohet me standarde europiane, nëse puna bëhet me vizion, ndershmëri dhe pasion.

Bashkia Maliq, përmes të rinjve si Alban Myftarago, po dëshmon se e ardhmja ndërtohet me dije dhe përkushtim. Ai është shembulli më i mirë se si një i ri mund të jetë motor i ndryshimit dhe zhvillimit.