Aktivitet i veçantë me fëmijët e Qendrës Ditore në Maliq!
Një ditë plot ngjyra, buzëqeshje dhe energji pozitive u zhvillua për fëmijët e Qendrës Ditore në Maliq, ku ata u përfshinë në lojëra, piktura, kërcime dhe këngë, duke shfaqur kreativitetin dhe gëzimin e tyre të pafund.
🎨🧩 Aktiviteti u konceptua për të nxitur zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve, përmes lojës, artit dhe argëtimit, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe gjithëpërfshirës.
🤝 Ky aktivitet u mbështet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – #UNDP, përmes projektit #LNB, të financuar nga Embassy of Switzerland in Albania 🇨🇭.
💬 Iniciativa të tilla janë shembull i përkushtimit për të krijuar mundësi të barabarta dhe të lumtura për çdo fëmijë!