Arian Jaupllari/Për ata që janë larg, por kurrë të huaj për vendin e tyre.

HomeActual

Arian Jaupllari/Për ata që janë larg, por kurrë të huaj për vendin e tyre.

Pas aksidentit të djeshëm në pogradec ka humbur jetën pasagjeri i automjetit Citroen, arrestohet shoferi
Ngjarja në Korçë/ 71-vjeçari neutralizohet nga RENEA, vihet në pranga
Ministri Salla/ Fermerët e Maliqit do të dëmshpërblehen pas reshjeve të fundit

Ju që jeni në Evropë, Amerikë, apo kudo tjetër në botë – por që zemrën e keni ende në vendlindje, në qytetin apo fshatin tuaj, në rrugicat ku keni hedhur hapat e parë…

Ju që edhe pse larg, e ndjeni dhimbjen dhe gëzimin e këtij vendi si të ishte pranë jush.

Ju që votoni për herë të parë, flisni me të afërmit, shtyni përpara ndryshimin edhe nga mijëra kilometra larg.

Ju nuk jeni thjesht votues. Ju jeni zemra e gjallë e kësaj toke, dëshmia më e fortë se dashuria për vendin nuk njeh kufij.

Në 11 maj, vota juaj ka vlerë. Vota juaj është kthim në rrënjë. Vota juaj është për të ardhmen që na bashkon.

Faleminderit për gjithçka. Krenar që jemi bashkë në këtë rrugë.

MeZemërNëShqipëri #korçë #maliq #pogradec #kolonje #devoll #pustec #DiasporaJone #11Maj #VotoMeShpirt #PS5️⃣ #ArianJaupllari❎