Mësuese Anxhelën e njeh çdo njeri në Korçë, jo për shkak të fatkeqësive që e kanë prekur, por për shkak të buzëqeshjes së saj dhe forcës që përfaqëson. Ajo është një heroinë që prej vitesh punon si edukatore në shkollën speciale të qytetit me fëmijët e spektrit autik dhe sindromës Down.
Para disa muajsh, ajo u diagnostikua me limfomë jo Hodgkin me qeliza T, një sëmundje e rrallë e tipit kancer, por i shërueshëm. Me ndihmën e qytetarëve të Korçës dhe jo vetëm, mësuese Anxhela arriti të mbledhë 10 mijë euro për trajtimin e saj, por shpenzimet shkuan për trajtime në “Shën Lukasi” në Selanik, ku sot ka një borxh prej rreth 13 mijë euro.
Përveç borxhit, ajo ka nevojë për një ndërhyrje të menjëhershme në palcën kurrizore, e cila kushton rreth 50.000 euro.
Për të është bërë thirrje në rrjetet sociale për ndihmë drejt Edi Ramës, ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, ministres së Arsimit Ogerta Manastrliut dhe kryebashkiakut të Korçës Sotiraq Filo, për të krijuar mekanizma dhe mundësi për të siguruar fondet e nevojshme dhe komunikimin e duhur me spitalin grek shtetëror Papa Nikolao, për të mbajtur në jetë nënën e një fëmije 10-vjeçar, gruan që kujdesej për fëmijët me nevoja të veçanta, e cila sot është shtrirë në shtëpinë e saj.
“E derisa bisedoja me Dafinën, nënën që nuk ngrinte kokën nga hallet, dhe burrin e saj Aurelin që derdhte lot për shëndetin e saj, pashë shpresë në sytë e tyre të mbushura me pikëllim.”
Mos e lini mësuesen të na ikë!”,-është thirrja prekëse për mësuesen në rrjetet sociale.
@highlight Bashkia Korçë ☝️