I riu humb kontrollin dhe del nga rruga, dëmtohen 4 shtetas

HomeActual

I riu humb kontrollin dhe del nga rruga, dëmtohen 4 shtetas

Nuk na vinë nuset në fshat-Fshati Rov që 10 vitet e fundit nuk ka regjistruar asnjë dasëm/Speciale
Reshje shiu dhe temperatura deri në 21 gradë, parashikimi i motit
E trishtë në Korçë/Dyshohet se një 33 vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij. 

Devoll/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Progër, shtetasi N. P., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volvo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas pasagjerë në mjet, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin N. P., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.