Nga gazetari Armand Braho/Kur skandali luftohet me skandal!

HomeActual

Nga gazetari Armand Braho/Kur skandali luftohet me skandal!

Fuga/Raporti media, polici, analistë-ekspertë është në ditë të hallit
Maliq/35-Vjeçari nga podgoria ushtron dhunë ndaj vajzës së tij 14-Vjeçare
“I repeated Roza’s words”/ Klodian Duro explains the irony in BBV and addresses his ex-wife: I have pain…

Padyshim është akt i turpshëm dëmtimi i pronës publike, sidomos nga disa të rinj, për të cilët duhen marrë masa konkrete të menjëhershme. Njëherazi e turpshme dhe që kalon kufijtë e një skandali të paralajmëruar nga ana ime edhe më herët, është publikimi i videove të kamerave të sigurisë të vendosura nga Bashkia Pogradec në ambientin përkatës.

Specifikoj që një pjesë e konsiderueshme e kamerave është përhapur në qytet, ndersa sot vihet në dilemë kush i menaxhon pamjet filmike të përfituara nga to? Siguria publike është totalisht e cënuar në momentin kur persona të paautorizuar mund të kenë akses në monitorimin e kamerave, qofshin këta edhe pjesë e administratës apo zyrës së shtypit të kryetarit.

Më herët kam publikuar që kamerat e sigurisë dyshohet se mund të jenë përdorur për përndjekje të disa shtetaseve, nga disa persona brënda kësaj administrate, me qëllim monitorimin e veprimeve dhe lëvizjeve të tyre.

Ky skandal tashmë konfirmohet, ku jovetëm që kamerat monitorohen nga persona të paautorizuar por edhe pamjet publikohen në rrjete sociale, si në rastin konkret.

Le të kthehemi dhe në pjesën kur vetë institucioni “qahet” se po dëmtohet prona publike, duke vepruar kështu si të ishte një blog apo një media sociale online. Në vend që i njëjti të kujdeset për pronën publike dhe të bashkëpunojë me policinë e shtetit për raste të tilla, bën rolin e një media propaganduese e cila lufton pamoralin me pamoralshmëri.

Policia muaj më parë ndërmori një aksion për largimin e kamerave të sigurisë të vendosura nga individë të ndryshëm në ambiente publike, duke lënë kamerat e vendosur nga Bashkia, ashtu siç e parashikon ligji. Por në këtë rast imazhet nuk bëjnë dallim, pra ato mund t’i shohë kush i vjen për mbarë.

I bëj thirrje institucionit të largojë çdo pamje të kamerave të sigurisë nga rrjetet sociale dhe të certifikojë personat që kanë akses mbi to, nga ana tjetër të trajtojë imazhet si sekret institucional, pasi kjo logjistikë mund të përdoret për të favorizuar grupe të caktuara me veprimtari kriminale në zonë. Njëherazi i bëj thirrje policisë së Pogradecit që të procedoj mbi rastin, ku shkelet kofinencialiteti dhe në parim misioni i organeve të vetëqeverisjes vendore.