Partizani dhe Skënderbeu sfidojnë sot njëra-tjetrën në orën 20:00 në ndeshjen më vendimtare që mund të kenë luajtur ndonjëherë së bashku

HomeActual

Partizani dhe Skënderbeu sfidojnë sot njëra-tjetrën në orën 20:00 në ndeshjen më vendimtare që mund të kenë luajtur ndonjëherë së bashku

E trishtë në Maliq/Një shtetas në afërsi të banesës së tij është gjetur nga familjarët e tij dyshohet i vetëvarur
𝐈𝐧𝐜𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐦𝐞𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞𝐬𝐡 𝐧𝐞 𝐒𝐞𝐥𝐚𝐧𝐢𝐤, 𝐝𝐲 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚 𝐭𝐞 𝐥𝐞𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫
ROMINA XHAFERI/RINIA, MBRETËRESHË PA KURORË

Partizani dhe Skënderbeu sfidojnë sot njëra-tjetrën në orën 20:00 në ndeshjen më vendimtare që mund të kenë luajtur ndonjëherë së bashku

Kurrë më parë titulli kampion nuk është vendosur në këtë mënyrë dhe kjo e bën këtë betejë të veçantë, por edhe historike. Në fund të sezonit Partizani u rendit në vendin e dytë, duke arritur të sigurojë 70 milionë lekë të vjetër si shpërblim nga FSHF-ja, por edhe avantazhin e çuditshëm

Kurrë më parë titulli kampion nuk është vendosur në këtë mënyrë dhe kjo e bën këtë betejë të veçantë, por edhe historike. Në fund të sezonit Partizani u rendit në vendin e dytë, duke arritur të sigurojë 70 milionë lekë të vjetër si shpërblim nga FSHF-ja, por edhe avantazhin e çuditshëm të barazimit.

Kjo përparësi konsiston me faktin se nëse ndeshja e mbrëmjes së sotme përfundon në barazim për 90 minuta, nuk do të kemi shtesa apo penallti, por finalisti i parë për titullin do të jetë skuadra e Orges Shehit. Në këtë kuadër, Skënderbeu, që e mbylli sezonin si e katërta ka në dispozicion vetëm opsionin e fitores për të shkuar në finale, pasi është skuadra e renditur më keq në këtë çift gjysmëfinal.

Ky detaj e bën këtë ndeshje unike dhe të çuditshme njëkohësisht, sepse skuadrat duhet ta ndërtojnë strategjinë e tyre me mendjen te ky detaj. Te Partizani kanë paralajmëruar se do të luajnë vetëm për fitoren, ndërsa te Skënderbeu nuk kanë opsion tjetër. Kjo bën që të parashikojmë një ndeshje të hapur që në minutën e parë.

PANORAMASPORT.AL