ERGET CENOLLI/MALIQ, TRE ADOLESHENTË QË NA BEFASOJNË ME TEKNIKËN NEOLITIKE

HomeActual

ERGET CENOLLI/MALIQ, TRE ADOLESHENTË QË NA BEFASOJNË ME TEKNIKËN NEOLITIKE

Korçë/ 35 vjeçari u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Pogradec/ Rrëzohet vullneti i demokratëve, listat paralajmërojnë përcarje të partisë…
Maliq/Një 16-Vjeçare largohet nga banesa, ja detajet e policisë

Kjo teknikë ndërtimi nuk mësohet në shkollë, nuk është as në ndonjë manual ndërtimtarie.

Këta 16-17- vjeçarë e kanë mësuar nga prindërit dhe gjyshrit, të cilët e kishin mësuar nga të parët e tyre… E kështu brez pas brezi…

Kjo vepër e mrekullueshme e Alvaro Beqirllarit, Ermelind Ermelint Shabanit dhe Sinuel Ismailit, ka një traditë 7-8- mijëvjeçare.

Në librat e profesorëve Frano Prendi, Adem Bunguri, Myzafer Korkuti e studiuesve të tjerë, shqiptarë e të huaj, vërtetohet se ndërtimi me drurë, thupra e baltë është përdorur në Neolit në shumë vendbanime të hershme në pellgun e ish-gjolit të Maliqit, si: Vashtëmi, Sovjan, Potgorie, Barç, Kuç të Zi etj.

Është befasuese të shohësh se si kjo teknikë e stërmoçme ka mbrritur e paprekur deri në ditët tona, tek brezi më i ri i sotëm, por duke parë se djemtë banojnë në Kuç të Zi, kuptohet që edhe kjo trashëgimi është në trashëgimitë e shumta autentike (duke filluar nga Gjuha Shqipe), që mbijetojnë prej Neolitit në kulturën shpirtërore dhe materiale të popullit Shqiptar.