Një aktivitet përkujtimor në nder të figurës së autorit Naum Prifti, dorëshkrimet e tij i dhurohen Arkivit Shtetëror

HomeCulture

Një aktivitet përkujtimor në nder të figurës së autorit Naum Prifti, dorëshkrimet e tij i dhurohen Arkivit Shtetëror

Gora dhe kontributi i saj gjatë luftës Nacionaçlirimtare
Theater of Opera and Ballet: The concert “The show must go on” exceeded all expectations
The Presidency of ASH meeting with the academic staff of the Institute of Archeology and History for the work during this year

Shkrimtari Naum Prifti u përkujtua në Tiranë në kuadër të ditëlindjes së tij të 92-të. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi të martën aktivitetin përkujtimor, që u zhvillua në nder të figurës së autorit Naum Prifti. Krijimtaria letrare e Naum Priftit është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini: tregime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë, etj. Mbi 100 vepra letrare të shkruara në të gjitha gjinitë është ajo çka la shkrimtari, dhe një tjetër të mbetur në tavolinë, të cilën vajzat e tij u zotuan se do ta përmbyllin. Por si shumë artistë të tjerë gjatë diktaturës edhe dramaturgu Naum Prifi nuk i shpëtoi kritikave. “Drama e ndaluar ishte “Rrethimi i bardhë”, u quajt e gabuar dhe u dërgua për riedukim në Divjakë. E vështirë për të ishte pjesa ku duhej të çoheshe e të bëjë autokritikë dhe të pranoje në çdo mbledhje se kishe nevojë të riedukoheshe, se nuk e kishe kuptuar mirë metodën dhe duhej të mësoje më shumë”, kujtoi vajza e tij Rafaela Prifti një ditë më parë në aktivitetin që u zhvillua në Qendrën Kombëtar të Librit dhe Leximit. Por si shumë autorë të tjerë edhe Naum Prifit përballë këtij presioni gjeti mënyrat që të mbronte letërsinë e mirë, për të cilën ai i dedikoi gjithë jetën duke lënë edhe profesionin si mjek. I njohur si skenarist, eseist, dramaturg dhe një figurë e rëndësishme e letërsisë dhe kulturës shqiptare, Prifti jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1991. Naum Prifi lindi më 7 mars 1932. Vdiq në moshën 91-vjeçare në qershor 2023. Vajzat e tij vendosën që mijëra dorëshkrimet e babait të tyre t’i dhurojnë në Arkivin Qendror Shtetëror.

/gazeta_sot