Korçë/Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

HomeActual

Korçë/Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Akuzoi babanë se e ka përdhunuar/ 15-vjeçarja rezulton e virgjër: Denoncimin e bëra se im atë s’më jepte telefonin.
Reagon DRAP Korçë: Është bërë rritje page mesatarisht me 180 euro më shumë në muaj për mësuesit…
Ndihmonte kundrejt fitimit 600 deri në 800 euro shtetas të ndryshëm për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.