Sekuestrohen 9670 Euro dhe 3345 Paund në Portin e Durrësit, 39-vjeçari do t’i nxirrte nga Shqipëria

HomeCronic

Sekuestrohen 9670 Euro dhe 3345 Paund në Portin e Durrësit, 39-vjeçari do t’i nxirrte nga Shqipëria

Koçi Tahiri/ “GORARÇE” Vallja e Gorës së Qarkut Korçë: Një Simbol i Përjetëshëm i Traditës Shqiptare. Vallja ‘Gorarçe’ – Bashkudhëtare e Udhëtimin tim Artistik.
EMRI/ I dënuar me 13 vite burg si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet me qëllim ekstradimi 42-vjeçari polak
He was stabbed in the head and chest, the 39-year-old Albanian was found dead in a forest in Italy

Një shumë parash janë sekuestruar nga autoritetet kufitare të Portit të Durrësit, të cilat i posedonte një 39-vjeçar me iniciale E.F. Bëhet fjalë për 9670 Euro dhe 3345 Paund, shuma parash që do të nxirreshin jashtë Shqipërisë dhe nuk ishin deklaruar tek autoritetet doganore sipas legjislacionit.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. F., 39 vjeç, banues në Vlorë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

/tvklan.al