Jole në kompaninë “Natural Herbal”. Bimët medicinale të Maliqit për eksport jashtë Shqipërisë…

HomeActual

Jole në kompaninë “Natural Herbal”. Bimët medicinale të Maliqit për eksport jashtë Shqipërisë…

Korçë/Vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të djegies së 2 automjeteve(Emrat)
Maliq/Proçedohet penalisht 40-Vjeçari pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin një 74-vjeçari.    
Kapet në flagrancë me lëndë narkotike kokainë në automjet dhe vihet në pranga 32-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, vizitoi kompaninë “Natural Herbal” në Maliq për të njohur më shumë për punën dhe kontributin e tyre në fushën e grumbullimit dhe përpunimit të bimëve aromatike- mjekësore.

“Natural Herbal” është një biznes i themeluar dhe udhëhequr nga Roland Gypi, me mbështetjen aktive të djalit të tij, Emiljanit. Ky biznes është një nga grumbulluesit dhe konsoliduesit më të mëdhenj të bimëve aromatiko-mjekësore në qarkun e Korçës.

Kompania operon që nga viti 1993 dhe ka 8 të punësuar me kohë të plotë, ndërsa për vjeljen bashkëpunon me mbi 1000 familje të rajonit. Ata tregtojnë rreth 100 zëra të bimëve aromatike-mjekësore dhe eksportojnë për rreth 50 ton në vit, kryesisht në tregjet e Gjermanisë, Serbisë, dhe Greqisë.

Në vizitën e tij, Prefekti Jole u njoh me sfidat dhe mundësitë e sektorit, duke vlerësuar kontributin e rëndësishëm të “Natural Herbal” në fuqizimin e potencialit ekonomik të rajonit të Korçës. Ai theksoi nevojën për investime në furrat pranë zonave të grumbullimit dhe për një bashkëpunim më të mirë në mes të subjekteve të sektorit për të siguruar një dalje më të suksesshme në tregjet ndërkombëtare.