JOLE/LUFTA KUNDËR KULTIVIMIT DHE TRAFIKIMIT TË KANABISIT & PAKETA E SIGURISË NË SHKOLLA

HomeActual

JOLE/LUFTA KUNDËR KULTIVIMIT DHE TRAFIKIMIT TË KANABISIT & PAKETA E SIGURISË NË SHKOLLA

Luljeta Katundi/Mësuesja e dashur, e qeshur dhe me përkushtim maksimal në edukimin e brezave të rinj del në pension
Kapedanët e Gorës..
Devoll/ 64-vjeçari ngacmon seksualisht 13 vjeçaren, e mitura me shenja në trup! I dërgonte mesazhe në telefonin e gjyshit

LUFTA KUNDËR KULTIVIMIT DHE TRAFIKIMIT TË KANABISIT & PAKETA E SIGURISË NË SHKOLLA, ishte tema e takimit që prefekti Jole organizoi sot së bashku me Drejtorin Vendor të Policisë z.Gjovalin Loka, ku morën pjesë edhe Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit z. Saimir Boshnjaku dhe Drejtori i Departamentit për Rendin Publik z. Alfred Mara, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Ndër të tjera Jole është shprehur nëpërmjet një statusi

Të pranishëm në takim ishin edhe Drejtori i SHISH z. Romeo Prifti, Prokurori z. Gjergji Ceka, Shefat e Komisariateve në çdo bashki, si dhe drejtues të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe nstitucioneve shtetërore.

Situata me kultivimin e kanabisit në qarkun e Korçës nuk paraqet problematika serioze, duke u kategorizuar si territor me risk të ulët. Ndaj i mëshova jo vetëm kësaj teme, por edhe Sigurisë Publike në tërësi e më posaçërisht zbatimit të Paketës së Sigurisë në Shkolla.

🔸️Siguria publike nuk lidhet vetëm me krimin e mirëfilltë, por edhe me aspekte të tjera si rendi publik, siguria kufitare, trafiqet, dhuna në familje, lufta kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, çrregullimi social, etj.

✍🏼 Takime të zgjeruara lidhur me këto tematika janë zhvilluar e do vijojnë të zhvillohen me komunitetet në territorin e çdo njësie administrative të çdo bashkie të qarkut tonë, në drejtim të shkëmbimit të informacioneve në kohë reale, me qëllim që edhe reagimi institucional të jetë i menjëhershëm.

Falenderoj për punën dhe përkushtimin të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin në këtë takim.

luftakundërkanabisit #SigurianëShkolla