Myrto Uzuni “harron” golin në La Liga, ekspertët: Sulmuesi nën mesataren e pritshme

HomeSport

Myrto Uzuni “harron” golin në La Liga, ekspertët: Sulmuesi nën mesataren e pritshme

U dënua me 4 vite burg/ Dani Alves “braktiset” dhe nga Barcelona, klubi i heq statusin e legjendës
Disputes about the charter, Ceferin reacts after Boban’s resignation: It does not deserve an answer!
Jurgen Klopp pushon për 1 vit

Pritej të ishte frymëzues për Granadën, por Myrto Uzuni po zhgënjen jo pak pritshmëritë në sezonin e parë në La Liga. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është shumë larg nga forma e treguar edicionin e shkuar, ku u shpall golashënuesi më i mirë i La Liga 2. 23 gola në 38 ndeshje për të ndihmuar Granadën që të ngjitet në elitë, teksa këtë sezon, efikasiteti i beratasit nuk ka qënë ai që pritej. Vetëm 6 gola të shënuar në 24 takime, duke qënë edhe në mesin e sulmuesve poshtë pritshmërive në La Liga.Duke iu referuar edhe rendimentit të sezonit të shkuar, sipas ekspertëve, Uzuni duhej të kishte shënuar 12 gola në këtë pikë të sezonit, praktikisht një në çdo dy ndeshje. Mesatare shumë larg asaj që 28-vjeçari ruan aktualisht, pasi Uzuni shënon një gol çdo 4 ndeshje. Myrto Uzuni ka shënuar për herë të fundit në takimin e parë të këtij viti, në atë fitore që Granada mori përballë Kadiz. Prej atij takimi, sulmuesi kuqezi ka dhuruar vetëm një asist, ndërsa dështoi të shënonte nga penalltia në disfatën ndaj Hetafe.

Klan News