Korçë/Finalizohet operacioni policor “Polena”, arrestohet 41-vjeçari

HomeActual

Korçë/Finalizohet operacioni policor “Polena”, arrestohet 41-vjeçari

Ja Pse Kolonja voton Arian Jaupllarin më 11- maj!
I riu humb kontrollin dhe del nga rruga, dëmtohen 4 shtetas
𝐈𝐧𝐜𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐦𝐞𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞𝐬𝐡 𝐧𝐞 𝐒𝐞𝐥𝐚𝐧𝐢𝐤, 𝐝𝐲 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚 𝐭𝐞 𝐥𝐞𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫

Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Polena”, në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Dh., alias M. K., 41 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë, i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që 41-vjeçari kishte në përdorim, në fshatin Polenë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Operacioni u zhvillua nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.