Florinda Zegullaj emërohet Prefekte e Qarkut Korçë

HomeActual

Florinda Zegullaj emërohet Prefekte e Qarkut Korçë

Bashkitë që morën pjesë/Dita e dytë e Panairit Ndërkombetar të turizmit “Philoxenia 2024”
Rriten monedhat e huaja? Këmbimi valutor 3 korrik 2024
Maliq/Një 64-vjeçat ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi. 

Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka emëruar znj. Florinda Zegullaj në detyrën e Prefektes së Qarkut Korçë.

Znj. Zegullaj është aktualisht punonjëse në Universitetin “Fan Noli” të Korçës dhe vjen në këtë post me një formim të konsoliduar akademik. Ajo zotëron titullin Ph.D. në Administrim Biznesi, si dhe Master Shkencor në Financë & Kontabilitet.

Me këtë emërim, Florinda Zegullaj zëvendëson z. Nertil Jole, i cili largohet nga detyra pas përfundimit të mandatit, duke lënë pas një trashëgimi pozitive në drejtimin e institucionit të Prefekturës së Qarkut Korçë.

Prefekti është përfaqësues i Qeverisë në nivel qarku dhe ka për detyrë mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit, koordinimin e institucioneve shtetërore dhe bashkëpunimin me pushtetin vendor në funksion të interesit publik.