Goditet një rast kontrabande në doganën e Kapshticës – arrestohet transportuesi, procedohet penalisht doganieri

HomeUncategorized

Goditet një rast kontrabande në doganën e Kapshticës – arrestohet transportuesi, procedohet penalisht doganieri

Maliq: Fillon lirimi i hapësirave publike në segmentin rrugor Libonik – Drithas Posht
Drenovë/29-Vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka dëmtuar derën e lokalit të një 53-vjeçari.
Në një kohë kur të rinjtë po largohen, Klajdi Bajrami zgjedh të qëndrojë dhe të shërbejë nëvendin e vet

Një tjetër rast kontrabande është goditur nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në qarkun e Korçës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e kontrabandës.

Bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin “Kapshticë–Bilisht” një automjet të drejtuar nga shtetasi N. J., 53 vjeç, banues në Greqi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, janë gjetur pajisje të ndryshme hidrosanitare dhe elektrike, me vlerë rreth 2000 euro, që dyshohet se janë futur në territorin shqiptar pa kryer procedurat doganore të zhdoganimit.

Në vijim të hetimeve:

  • u arrestua në flagrancë shtetasi N. J., për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;
  • u nis procedimi penal për veprën “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj shtetasit N. B., 64 vjeç, doganier në PKK Kapshticë, pasi dyshohet se nuk ka kryer detyrimet ligjore të zhdoganimit të mallrave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit deklaron se do të vijojë me operacione të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës, si dhe me ndëshkimin e çdo rasti abuzimi me detyrën.